Aktualitet

‘Prindi 1 dhe 2’?! Veliaj: E pavërtetë, drama nga hiçi, LGBT: Nuk kemi informacion!

28 Tetor 2021, 13:23 Nga DOSJA
‘Prindi 1 dhe 2’?! Veliaj: E pavërtetë, drama nga

TIRANË– Një formular regjistrimi për fëmijët në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, ku fjalët ‘nënë’ dhe ‘baba’ ishin zëvendësuar me termat ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’, ka marrë “dhenë” ditën e djeshme.  Por, sipas bashkisë, ky lajm është i pavërtetë. Bashkia Tiranë bën me dije se në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është “fake news.”

Sot kryebashkiaku Erion Veliaj tha se në çerdhet dhe kopshtet publike nuk ka asnjë pyetësor të tillë. Ai ka thënë se ndryshime kaq të mëdha bëhen vetëm nga Bashkia dhe se po ekzagjërohet me reagimet. Veliaj ka thënë të mos bëhen drama nga hiçi. 

Aleanca e LGBT përmes një deklarate ka thënë se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me formularin e shpërndarë ne kopshtet e Tiranës ku amësia dhe atësia përcaktohen mes opsioneve prindi 1 dhe 2.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

“Mos e ekzagjëroni, po bëni drama nga hiçi”, Veliaj reagon për formularin

‘Prindi 1 dhe 2’, reagon Aleanca LGBT: Nuk kemi infromacion mbi formularët

‘Prind 1 dhe 2’/ Bashkia: Fake news, ky është formulari i saktë që përdoret nga ne

Formularët ‘prindi 1 & 2’, ragon Kristi Pinderi: Priftërinjte tani bëjnë si gazetarë

‘Prindi 1 dhe 2’ në kopshtet e Tiranës, ‘irritohen’ qytetarët: Koha e dexhallit…

 

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet akil pano aleanca lgbt formulari ne kopshtet e tirane akil pano aleanca lgbt formulari ne kopshtet e tirane

Sondazh

Poll