Aktualitet

Video/ Kristo dhe Pano: Do paraqesim në parlament vërejtjet mbi kodin e familjes

28 Tetor 2021, 11:35 Nga DOSJA
Video/ Kristo dhe Pano: Do paraqesim në parlament vërejtjet mbi kodin

TIRANË– Pedagogu Erion Kristo ka ndarë ditën e djeshme me miqtë në Facebook, një video ku shihet së bashku me pastorin Akil Pano dhe persona të tjerë, të cilët shprehen se po firmosin një material të rëndësishëm në lidhje me kodin e familjes. Pano thotë se materiali do të paraqitet në zyrat e parlamentit, në një takim zyrtar me kreun e maxhorancës, Taulant Ballën.

“Jemi mbledhur së bashku sot për të firmosur një material te rëndësishëm, të cilin do e paraqesim në zyrat e parlamentit. Do të kemi një takim zyrtar më kreun e maxhorancës në parlament, me zotin Balla. Do paraqesim shqetësimet dhe vërejtjet tona në lidhje me kodin e familjes, prindërimin, adoptimin, kodin e martesës etj,” tha Pano.

Ndërkohë Erion Kristo ironizoi kërkesën e komunitetit LGBTI për të zëvëndësuar fjalën ‘nënë’ dhe ‘baba’ me termat ‘prindi 1 dhe 2’, duke pyetur se cila është ajo forcë madhore që mund të ndalojë një fëmijë të thërrasë ‘baba’.

“Fjala e parë që thotë fëmija është ‘ba’. Tani, cila është kjo forcë madhore që t’ja bëjmë ‘prindi numër 32’ dhe ‘personi numër 74?” pyeti Kristo.

Ideja e zëvendësimit të mëmësisë dhe atësisë me termat ‘prindi 1 dhe 2’, nxiti debate të shumta ditën e djeshme pas publikimit të disa formularëve për regjistrimin e fëmijëve në kopshte e çerdhe, në të cilat ishte zbatuar kjo kërkesë e komunitetit LGBTI. Bashkia e Tiranës sqaroi sot se formularët ishin të pavërtetë dhe publikoi të skatët.

LAJMI KRYESOR: “Prindi 1 dhe 2″/ Bashkia mohon vërtetësinë e formularit, reagon Aleanca e LGBT

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet erion kristo pastori akil pano zevendesimi i fjales nene erion kristo pastori akil pano zevendesimi i fjales nene

Sondazh

Poll