Aktualitet

‘Prindi 1 dhe 2’, reagon Aleanca LGBT: Nuk kemi infromacion mbi formularët

28 Tetor 2021, 11:46 Nga DOSJA
‘Prindi 1 dhe 2’, reagon Aleanca LGBT: Nuk kemi infromacion mbi

TIRANË– Një ditë më parë, në rrjete sociale qarkulluan disa formularë për regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe, në të cilët fjala ‘nënë’ dhe ‘baba’ ishin zëvendësuar me termat ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’. Sot ka ardhur edhe reagimi i Aleancës LGBT, duke deklaruar se nuk kanë asnjë infromacion ne lidhje me formularin që pretendohet se është shpërndarë në kopshtet e Tiranës. Organizata tha se ndan të njëjtin kuriozitet me të tjerët për të ditur çfarë përmban formulari, kush e ka hartuar, kur është shpërndarë dhe çfarë të dhënash synon të mbledhë. Sipas Aleancës LGBT, mungesa e profesionalizmit të medias, ka çuar në përballjen e tyre të padrejtë për të disatën herë me valë të stisura urrejtjeje.

DEKLARATA E PLOTË

“Aleanca LGBT dhe Pro LGBT detyrohen të informojnë publikun lidhur me pavërtetësinë e lajmeve të publikuara në media gjatë dy ditëve të fundit. Ne nuk kemi asnjë informacion lidhur me formularin që pretendohet se është shpërndarë në kopshte të Tiranës, ku amësia dhe atësia përcaktohen mes opsioneve prindi 1 dhe 2. Ne si organizata ndajme të njëjtin kuriozitet për të ditur çfarë përmban ai formular, kush e ka hartuar, kur është shpërndarë dhe çfarë të dhënash synon të mbledhë. Për sa kohë nuk dimë absolutisht më tepër se kaq, pyesim! Nuk e dimë nëse këtë informacion duhet të na e vendosin në dispozicion priftërinjtë apo mediat në funksion të tyre. Mungesa e profesionalitetit të medias në këtë rast është jashtë çdo standardi të gazetarisë etike dhe nuk ka asnjë funksion përveç montimit të informacionit për konsum publik pa asnjë filtër. Kërkojmë nga media dhe gazetarët të distancohen nga kjo praktikë e papranueshme dhe të luajnë rolin e tyre investigues e informues, të pavarur dhe të pandikuar, në vend që të kthehen në burim keqinformimi dhe shpifjeje, duke na përballur padrejtësisht e për të disatën herë me valë të stisura urrejtjeje.”

Më herët Bashkia e Tiranës njoftoi se formularët e shpërndarë në kopshtet e çerdhe ishin të pavërtata. Bashkia publikoi formularët e saktë të regjistrimit të fëmijëve, të cilët duhen plotësuar.

LAJMI KRYESOR: “Prindi 1 dhe 2″/ Bashkia mohon vërtetësinë e formularit, reagon Aleanca e LGBT

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca lgbt formulari ne kopshtet e tirane zevendesimi i fjales nene aleanca lgbt formulari ne kopshtet e tirane zevendesimi i fjales nene

Sondazh

Poll