Aktualitet

Bënin namin me vjedhje në Itali, lapet 36-vjeçari shqiptar, ishte ‘koka’ e bandës

28 Tetor 2021, 13:35 Nga DOSJA
Bënin namin me vjedhje në Itali, lapet 36-vjeçari shqiptar,

ITALI- Rreth 21 vjedhje të kryera midis Ternano-s dhe Lazios, nga tetori 2020 deri në prill 2021, janë akuzat që rëndojnë mbi një bandë, pjesë e së cilës është dhe një shtetas shqiptar.

Sipas mediave italiane, 36-vjeçari shqiptar i identifikuar si A.B, me banim në Romë, thuhet se ishte ‘truri’ i bandës. Pjesë e saj ishte dhe partnerja e tij, një shtetase rumune që u la në arrest shtëpie.

Për dy burra të tjerë, njëri me origjinë shqiptare dhe tjetri rumun , po zhvillohen hetime për të kuptuar përfshirjen e tyre të mundshme në kontekstin e organizatës, të aftë për të kryer vjedhje masive në shtëpi me metoda veçanërisht profesionale.

Ato të ndodhura në Terni, që i atribuohen grupit, janë 7, 6 në San Gemini dhe të tjerat të ndara midis komunave Forano (Rieti), Riano dhe Monterotondo.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali polocia italiane vjedhje ne itali arrestohet shqiptari ne itali polocia italiane vjedhje ne itali

Sondazh

Poll