Aktualitet

Para në këmbim të provimeve, SPAK kërkon tre vite burg për pedagogun Alket Dino

28 Tetor 2021, 12:53 Nga DOSJA
Para në këmbim të provimeve, SPAK kërkon tre vite burg

TIRANË– Prokuroria e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar tre vite burg për pedagogun e Universitetit të Korccës “Fan Noli”, i cili u vu në pranga një vit më parë. Mësohet se SPAK ka dërguar pretencën dhe pritet që të merret vendimi nga GJKKO-ja. Dino u prangos një vit më parë në afërsi të fakultetit bashkë me sekserin Xhevi Dervishi si dhe iu gjetën edhe një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë të reja të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët në këmbim të provimeve.

Në momentin që sekseri u merrte lekët studentëve, pedagogu u ndryshonte këtyre të fundit notën. Prokuroria si provë materiale të vlefshme për hetimin ka edhe provimet e disa studenteve, pasi ka rezultuar që edhe ata që kishin dhënë përgjigjje për pyetjet nuk kishin marrë notë kaluese.

Kështu pedagogu Dino ishte kthyer në një makth për studentët e Korçës, sepse i ngelte në provime dhe në sezonin e vjeshtës kishte kaluar vetëm 5 prej tyre.  Pas arrestimit Xhevi Dervishi pranoi fajësinë, pasi tha se paratë i ndante përgjysmë me profesorin, por më pas nuk foli më. Ndërsa pedagogu Dino që prej arrestimit nuk e ka pranuar në asnjë moment fajësinë dhe përfshirjen në skemën korruptive për të cilën e akuzon SPAK.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alket dino arrestohet pedagogu alket dino xhevi dervishi alket dino arrestohet pedagogu alket dino xhevi dervishi

Sondazh

Poll