Aktualitet

Thirrja e Ambasadës Amerikane në Shqipëri: Vaksinohuni!

28 Tetor 2021, 13:15 Nga DOSJA
Thirrja e Ambasadës Amerikane në Shqipëri: Vaksinohuni!

TIRANE– Ditën e sotme Ambasada Amerikane në Shqipëri i ka bërë apel qytetarëve për vaksinim kundër Covid. Në ditën ndërkombëtare të punonjesvë të ndihmës së parë, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, ambasada ka theksuar në këtë ditë se heronjtë që rrezikojnë jetët e tyre për të na mbrojtur ne, duhen nderuar. Nga ana tjetër thekson se të gjithë ne duhet te bëjmë pjesën tonë, duke u vaksinuar për t’u ardhur në ndihmë.

“Në Ditën Kombëtare të Punonjësve të Ndihmës Parë, ne dëshirojmë të nderojmë heronjtë të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të na mbajtur të sigurt, ata të cilët me guxim kanë punuar papushim përgjatë krizës së shekullit pandemisë COVID-19. Për të nderuar sakrificën e tyre, ne mund të bëjmë pjesën tonë për të mbrojtur punonjësit e ndihmës së parë dhe komunitetet tona duke u vaksinuar për COVID-19”, thuhet në postimin e ambasadës.

(s.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane ambasada amerikane ne shqiperi vaksinimi masiv ne shqiperi ambasada amerikane ambasada amerikane ne shqiperi vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll