Sport

Tifozi humb jetën, pas atakut në zemër gjatë ndeshjes…

28 Tetor 2021, 12:20 Nga DOSJA
Tifozi humb jetën, pas atakut në zemër gjatë

BELGJIKË – Ndërkohë që në Premier League një javë më parë, ndeshja Newcastle-Tottenham u ndërpre mga lojtarët pasi një tifoz nuk ndihej mirë, në Belgjikë një rast i ngjashëm pati fund tragjik.

Një tifoz i klubit të kategorisë së dytë belge, Lierse, humbi jetën të mërkurën pasi pësoi një atak në zemër gjatë minutave të fundit të ndeshjes së Kupës kundër Leuven që përfundoio 1-2.

Pasi iu bë një masazh kardiak në tribunat e stadiumit “Herman-Vanderpoorten”, ndërkohë që loja ishte ndërprerë, 86-vjeçari, vdiq më vonë atë mbrëmje në spital.

“Mbështetësi i zjarrtë” i Lierse “që në moshën 10-vjeçare”, ai e kishte ndjekur “gjatë të gjitha udhëtimeve të tij në Europë” dhe “në çdo kohë”, shkruajti klubi, i cili i bëri homazhe në faqen e tij tifozit që pati një fund tragjik.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #sulm në zemër belgjike futboll tifozi #sulm në zemër belgjike futboll tifozi

Sondazh

Poll