Sport

VD/ Nedved nervozohet pas humbjes, i tërbuar në tribunë, i bërtet Agnelli-t

28 Tetor 2021, 08:13 Nga DOSJA
VD/ Nedved nervozohet pas humbjes, i tërbuar në tribunë, i

ITALI– Pavel Nedved nuk i ka mbajtur nervat në përfundim të ndeshjes kundër Sassuolos, ku bardhezinjtë dolën të mundur me shifrat 1-2. Është një moment shumë i ndërlikuar për Juventusin dhe edhe zv.presidentin e klubit që e humbi plotësisht qetësinë në tribunë, duke i bërtitur edhe presidentit Andrea Agnelli.

 

pic.twitter.com/G88JsdK0O3

— AmicodiPeppe (@Peppe3112__) October 27, 2021

Ky i fundit ka rrahur dorën te parvazi, duke treguar më pas dikë në fushë. Në një moment, e humbi durimin, shpërthim zemërimi, gjest bezdisjeje, me gatishmërinë për t’u larguar nga tribuna. Në të kaluarën të dy kishin pasur një divergjencë pikëpamjesh me rastin e Masimiliano Allegrit, ku Nedved synonte me Paraticin të ndryshonte trajnerin duke e hequr Max Allegrin.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport agnelli juventus nedved agnelli juventus nedved

Sondazh

Poll