Sport

Barcelona nuk duron më! Shkarkon Ronald Koeman pas humbjes me Rayo Vallecanon

27 Tetor 2021, 22:40 Nga DOSJA
Barcelona nuk duron më! Shkarkon Ronald Koeman pas humbjes me Rayo

SPANJË– Ronald Koeman nuk do të jetë më trajneri i Barcelonës. Humbja 1-0 ndaj Rayo Vallecanos rezultoi e fundit për teknikun holandez. Bordi i klubit njoftoi një takim urgjent pas ndeshjes duke i komunikuar shkarkimin holandezit.

 

El FC Barcelona ha destituido esta noche a Ronald Koeman como técnico del primer equipo

— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) October 27, 2021

Koeman u largua nga stoli i Holandës në gusht të vitit 2020 për të marrë stolin e Barcelonës, por pa mundur t’i sjellë ndonjë sukses klubit katalanas. Në verë, Koeman ishte vendosur të shkarkohej nga presidenti Joan Laporta, por pasi një zëvendësues nuk u gjet, holandezi qëndroi në skuadër.58-vjeçari largohet nga klubi duke e lënë Barcelonën  në vendin e 9-të në La Liga.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona koeman la liga barcelona koeman la liga

Sondazh

Poll