Sport

Zyrtare, Kjaer i betohet Milanit deri në 2024: “Çdo gjë për të fituar një trofe”…

28 Tetor 2021, 05:01 Nga DOSJA

ITALI – U bënë dy! Pas Alexis Saelemaekers, erdhi edhe rinovimi i kontratës së Simon Kjaer. Mbrojtësi danez i Milanit ka nënshkruar për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2024.

Rrugëtimi kuqezi për danezin vazhdon pas 66 ndeshjeve dhe një goli, me synimin për të fituar një trofe: “Jam shumë krenar, ëndrra ime është të ngre një kupë para vitit 2024. Unë premtoj se do të bëj më të mirën, së bashku me ekipin: Përpara Milan!”.

Kontrata e mbrojtësit Simon Kjaer do të përfundonte në fund të sezonit dhe negociatat për rinovimin e kontratës nuk ishin të vështira.

Ato me Romagnolit dhe Kessie janë më të komplikuara, ndërkohë që ka optimizëm për rinovimin e kontratave me Bennacer dhe Theo Hernandez, ku nënshkrimet duhet të mbërrijnë në javët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport deri në vitin 2024 mbrojtësi danez i milanit përpara milan. rinovimi i kontratës së simon kjaer rinovimin e kontratave me bennacer dhe theo hernandez romagnolit dhe kessie janë më të komplikuara deri në vitin 2024 mbrojtësi danez i milanit përpara milan. rinovimi i kontratës së simon kjaer rinovimin e kontratave me bennacer dhe theo hernandez romagnolit dhe kessie janë më të komplikuara

Sondazh

Poll