Sport

VIDEO / Pas 6 vitesh luftë me veten, rrëfehet Josh Cavallo: ”Jam jam homoseksual”

28 Tetor 2021, 08:57 Nga DOSJA
VIDEO / Pas 6 vitesh luftë me veten, rrëfehet Josh Cavallo: ”Jam

SHBA – Lojtari i Adelaide United, Josh Cavallo, ka zbuluar se është homoseksual, duke u bërë i vetmi futbollist profesionist mashkull në botë, që pranon hapur se është gay. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, 21-vjeçari tregon se ishte “gati të fliste për diçka personale për të cilën tashmë, ai ndihet rehat të flasë”.

“Unë jam futbollist dhe jam homoseksual,- thotë mesfushori. – Gjithçka që dua është të luaj futboll dhe të trajtohem në mënyrë të barabartë. Kam qenë duke luftuar me seksualitetin tim për gjashtë vjet dhe tani  jam i lumtur që mund të flas hapur”, – shtoi 21-vjeçari.

Videoja në rrjetet sociale të Adelaide, u shoqërua me një deklaratë te vetë Cavallos, në profilin e tij në ‘Twitter’, ku ka shkruar, se ai shpreson se mund të frymëzojë futbollistët e tjerë homoseksualë “që jetojnë në heshtje” të dalin hapur dhe të jenë “vetja e tyre autentike”.

pic.twitter.com/gSfymTagGl

— Josh Cavallo (@JoshuaCavallo) October 27, 2021

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport akzuat per homoseksualizem dita nderkombetare kunder homofobise josh cavallo lojtari i adelaide united në rrjetet sociale vetë cavallo akzuat per homoseksualizem dita nderkombetare kunder homofobise josh cavallo lojtari i adelaide united në rrjetet sociale vetë cavallo

Sondazh

Poll