Sport

Jo vetëm Barça, Real Madrid bllokohet nga Osasuna! Katër skuadra ndajnë vendin e…

27 Tetor 2021, 22:13 Nga DOSJA

SPANJË- Pas Barcelonës që humbi 1-0 ndaj Rayo Vallecanos në Vallecas, ku gjithçka u mbyll 1-0 me gol të Radamel Falcaos, këtë herë ishte rradha e Real Madrid që u ndal nga Osasuna me takimin përfunduar me shifrat 0-0.Madrilenët dominuan në çdo aspekt, por nuk arritën të çanin mbrojtjen e ngjeshur të Osasunës, duke mbyllur këtë sfidë me 74% mbajtje topi e 17 tentativa drejt portës, por me zero gola të shënuar.

Më këtë pikë, Reali ngjitet në kuotën e 21 pikëve, duke iu bashkuar Sevillas, Betisit dhe Real Sociedadit. Të enjten, kësaj liste mund t’i bashkohet edhe Atletico Madrid që është në kuotën e 18 pikëve dhe luan ndeshjen e kësaj jave ndaj Levantes.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport real madrid real madrid

Sondazh

Poll