Sport

Lazio ngre kokë, mposht Fiorentinën. Roma fiton me “zemër në dorë” ndaj Cagliarit

27 Tetor 2021, 21:49 Nga DOSJA
Lazio ngre kokë, mposht Fiorentinën. Roma fiton me “zemër

ITALI– Në javën e 10-të të Serisë A Roma mori një fitore me përmbysje përballë Cagliarit me shifrat 1-2.Në pjesën e parë u zhvillua një ndeshje e bllokuar. Në pjesën e dytë erdhën golat që vendosën ndeshjen. Pavoletti në minutën e 52′ zhbllokoi takimin, ndërsa Ibanez në minutën e 71′ dhe Pellegrini në të 78-tën përmbysi rezultatin me një goditje dënimi.

Lazio la pas humbjen e shëmtuar në Verona dhe mposhti Fiorentinën 1-0 në Olimpico. Pjesa e parë u luajt pa shumë raste shënimi: vetëm Immobile dhe Lazzari shkuan pranë golit përkatësisht me një goditje të pasaktë dhe me një të majtë të shpëtuar nga Terracciano. Dy skuadrat vazhduan të përballen hapur me njëra-tjetrën edhe në pjesën e dytë, por ishin bardhekaltrit ata që gjetën golin e fitores në minutën e 52 me Pedron, në asistin e Milinkovic-Savic. Vendi i gjashtë për Sarrin.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lazio roma lazio roma

Sondazh

Poll