Sport

VIDEO/ Eliminohet me turp Bayern, mundet 0-5 nga Gladbach, po ashtu edhe “Aspirinat”

28 Tetor 2021, 04:35 Nga DOSJA

GJERMANI – Në dy ditë, janë luajtur 16 ndeshje të turit të dytë të DFP Pokal, siç quhet ndryshe Kupa e Gjermanisë. Ajo që tërheq vëmendjen është eliminimi turpërues Bayern Munich, i cili shpartallua 5-0 nga Borussia Monchengladbach.

Edhe pse trajneri Nagelsman hodhi në fushë skuadrën më të mirë bavareze, Bayern nuk ia doli ta përballonte furinë e Gladbachut, që shënoi tre gola në 21 minutat e para me Kone (2’) dhe dopiedën e Bensebaini (15’, 21’).

Në pjesën e dytë asgjë nuk ndryshoi dhe Bayerni pësoi edhe dy gola të tjerë, që mbajnë firmën e sulmuesit zviceran Embolo (51’, 57’).

Një tjetër eliminim i papritur ishte ai i Bayer Leverkusenit, që u mposht 2-1 nga Kralsruhe. Cueto (4’) dhe Choi Kyoung-Rok (63’) shënuan për skuadrën e Bundesligës 2, ndërkohë që për “Aspirinat” shënoi Frimpong (54’), por që nuk ndihmoi për të shmangur eliminimin.

Ja dhe përfundimet e ndr\eshjeve të turit të dytë të Kupës së Gjermanisë:

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayer leverkusenit bayern munich borussia monchengladbach bundesliga gjermane dfp pokal kupa e gjermanise në këtë sezon të bundesligas nga kralsruhe bayer leverkusenit bayern munich borussia monchengladbach bundesliga gjermane dfp pokal kupa e gjermanise në këtë sezon të bundesligas nga kralsruhe

Sondazh

Poll