Aktualitet

Formularët ‘prindi 1 & 2’, ragon Kristi Pinderi: Priftërinjte tani bëjnë si gazetarë

28 Tetor 2021, 11:03 Nga DOSJA
Formularët ‘prindi 1 & 2’, ragon Kristi Pinderi:

TIRANË– Aktivisti i komunitetit LGBTI+ në Shqipëri, Kristi Pinderi ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook për publikimin e formularëve të çerdheve dhe kopshteve ditën e djeshme, ku fjalët ‘nënë’ dhe ‘baba’ ishin zëvendësuar me termat ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’. Ai shkroi se priftërinjtë po sillen si gazetarë, ndërsa këta të fundit si moralistë, duke krahasuar të dy palët me atë që e quajti “prototip hibrid”.

“Po lexoja lajmet per nje shashke te nje prifti protestant qe media e botoi dje pa filtra. Prifterinjte tani bejne si gazetare, ndersa gazetaret bejne si moraliste. Mes tyre pastaj qendron si sanduic ndonje prototip hibrid qe s’eshte tamam as gazetar, as prift, e as lolo i atij cirkut qe nuk eshte me!” shkroi Pinderi.

Në formularët që qarkulluan ditën e djeshme, mëmësi adhe atësia ishin zëvendësuar me termat ‘prindi 1 dhe 2’, gjë kjo që nxiti komentet negative të shumë njerëzve në vend. Më herët anëtarët e komunitetit LGBTI kanë patur debate të shumta me Pastorin Akil Pano për këtë cështje. Ata nuk kanë  pranuar të kenë lidhje me formularët.

Bashkia e Tiranës, mohoi sot vërtësinë e tyre dhe sqaroi më një njoftim zyrtar se cilët ishin formularët e saktë.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet formulari ne kopshtet e tirane kristi pinderi zevendesimi i fjales nene formulari ne kopshtet e tirane kristi pinderi zevendesimi i fjales nene

Sondazh

Poll