Aktualitet

Bëri sherr me mjeken! 38-vjeçari thyen xhamin e qendrës shëndetësore në Patos

28 Tetor 2021, 08:33 Nga DOSJA
Bëri sherr me mjeken! 38-vjeçari thyen xhamin e qendrës

PATOS– Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur brenda qendrës shëndetësore në Dukas të Patosir. Një 38-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka thyer xhamin e derës së qëndrës shëndetësore. 38-vjeçari pas një konflikti me mjeken F. M., 37 vjeçe, (me detyrë mjeke pranë qëndrës shendetësore Dukas, Patos) dhe ka thyer xhamin e derës së qëndrës shëndetësore Dukas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasi K. H., 38 vjeç, banues në Patos, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasen F. M., 37 vjeçe, (me detyrë mjeke pranë qëndrës shendetësore Dukas, Patos) dhe ka thyer xhamin e derës së qëndrës shëndetësore Dukas. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne patos patos sherr me mjeken dhune ne patos patos sherr me mjeken

Sondazh

Poll