Aktualitet

‘Prind 1 dhe 2’/ Bashkia: Fake news, ky është formulari i saktë që përdoret nga ne

28 Tetor 2021, 09:55 Nga DOSJA

TIRANË– Formulari që qarkulloi ditën e djeshme në rrjetet sociale, në të cilin fjalët “nënë” dhe “baba” ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2” për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës është i pavërtetë. Sipas Bashkisë së Tiranës, në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është fake news. Formularët që përdoren nga Bashkia e Tiranës janë vetëm këto në foto dhe shoqërohen me logon zyrtare të Bashkisë së Tiranës.

Bashkia e Tiranës ka reaguar duke shpërndarë në një njoftim formularët e saktë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte. Siç shihet në formularët e mëposhtëm, nuk përdoren termat ‘prind 1’ dhe ‘prind 2’, por ‘atësia’ dhe ‘mëmësia’ e fëmijës.

Lajmi se fjalët ‘nënë’ dhe ‘baba’ ishin zëvendësuar me termat ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’, u bë i ditur nga Pastori Akil Pano, duke shkaktuar bujë në vend dhe reagime kryesisht negative nga qytetarët. Ata u shprehën se kjo që po ndodh me termat nënë dhe baba është kthyer në tmerr për njerëzimin.

Zëvendësimi i emërtimeve të prindërve si ‘prindi 1’ dhe ‘prindi 2’, u kërkua fillimisht nga komuniteti LGBTI në Francë. Kjo kërkesë habi debat të madh në çdo vend të botës. Në Shqipëri kjo kërkesë shihet si një përpjekje për të deformuar familjen tradicionale. Ndërkohë anëtarët e komunitetit LGBTI në vend thonë se ky është një hap më tej drejt barazisë dhe trajtimit njësoj të fëmijëve të këtij grupi.

(a.b/i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fake news formulari ne kopshtet e tirane zevendesimi i fjales nene fake news formulari ne kopshtet e tirane zevendesimi i fjales nene

Sondazh

Poll