Aktualitet

VD: Çfarë s’u pa? Pas sherrit Balla-Rushaj, Rama ikën nga Kuvendi, gjesti i Ahmetajt

28 Tetor 2021, 08:34 Nga DOSJA
VD: Çfarë s’u pa? Pas sherrit Balla-Rushaj, Rama ikën nga

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qëndruar vetëm pak minuta brenda sallës së Kuvendit. Pasi është miratuar rendi i ditës, Rama ka nxituar që të largohet nga salla, por nuk dihet se ku.

Megjithatë kreu i qeverisë është asistuar nga zëvendësi i tij, Arben Ahmetaj, i cili në shenjë respekti i tërhoqi pas karrigen.

Por mesa duket i ka dhënë edhe diçka pas, sepse në një moment Rama u kthye dhe i bëri shenjë me dorë. Ç’ti ketë thënë…? Duket sikur i kërkon që të mos e ndjekë por të qëndrojnë në sallë.

LAJMI KRYESOR: Seanca parlamentare! Rendi i ditës: Buxheti 2020, hua me BERZH

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore virale arben ahmetaj edi rama seance plenare 28 tetor 2021 arben ahmetaj edi rama seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll