Aktualitet

“Foltorja” zbret në Lezhë, Berisha njofton demokratët për vendin dhe orën

28 Tetor 2021, 08:52 Nga DOSJA
“Foltorja” zbret në Lezhë, Berisha njofton demokratët

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot se turi I takimeve do të vazhdojë në Lezhë. Në një postim në rrjetet  sociale, fill pas takimit në Kavajë, Berisha njofton demokratët se të premten do të jetë në Lezhë.

POSTIMI I PLOTË:

Neser diten e premte me daten 29 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te qytetit te Lezhes do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Lezhes te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Sb.

Berisha është drejt finalizimit të takimeve në turin “Foltorja” i nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Dy ditë më parë, Berisha ishte në Kavajë, ku edhe shpalli zyrtarisht ambicien për të drejtuar PD. Berisha dhe mbështetësit e tij kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të shkarkuar kryetarin aktual, Lulzim Basha. Nga ana tjetër, Basha dhe të tijët e interpretojnë ndryshe statutin dhe mohojnë mundësinë e mbledhjes së Kuvendit.

(i.d.f.g/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike foltorja ne lezhe sali berisha foltorja ne lezhe sali berisha

Sondazh

Poll