Aktualitet

Me kanabis me vete! Arrestohen dy persona në Lezhë

28 Tetor 2021, 09:37 Nga DOSJA
Me kanabis me vete! Arrestohen dy persona në Lezhë

LEZHË– Policia e Lezhës, ka arrestuar dy persona për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se personat kanë hedhur nga dritarja qesen me kanabis, kur mësuan se po përndiqeshin nga policia. Dy personat do të akuzohen për veprën penale ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihen në pranga 2 shtetas, posedues të lëndës narkotike, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër shtetas.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shtetas që qarkullonin me automjete dhe shpërndanin lëndë narkotike në doza, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Patokut”, Kurbin, shërbimet e Policisë Kurbin kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar, me drejtues shtetasin L. L.Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kurbin, në Mamurras, kanë lokalizuar mjetin tjetër të dyshuar, me drejtues shtetasin A. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. Gj.Pasi kanë bërë ndalimin e automjetit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se pasagjeri në këtë mjet ka hedhur nga dritarja një qese që përmbante doza melëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: L. L., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe A. Gj., 34 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. Gj., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të urdhrit të punonjësit të Policisë”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme. 

(f.m)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne lezhe arrestim ne lezhe

Sondazh

Poll