Aktualitet

35- vjeçari shqiptari u kap me drogë Holandë: S’ di kush mi ka futur

28 Tetor 2021, 10:24 Nga DOSJA
35- vjeçari shqiptari u kap me drogë Holandë: S’ di kush

HOLANDË– Një 35-vjeçar shqiptar i identifikuar si B. ka dalë para gjykatës në Holandë duke mohuar akuzat për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas mediave vendase, në dëshminë e tij 35-vjeçari u shpreh se nuk e dinte kush ja kishte futur drogën në makinë.

Shqiptari u arrestua në muajin Korrik pasi nën sediljen e makinës, oficerët e policisë që ndaluan një 35-vjeçarin nga Shqipëria në Babberich, gjetën një qese plehrash me shtatë pako heroine. Në total ishin 3.5 kg heroinë të cilat nëse do të tregtoheshin në teg do të kapnin vlerën e  87 mijë eurove.

Ai nuk e shpjegon dot se si qesja me drogë ndodhej në makinën e tij dhe tha se makina i përkiste nënës së ish-shefit të tij kroat për të cilin ai kishte punuar në Holandë. Atij iu desh ta ngiste atë në Roterdam dhe më pas iu lejua ta përdorte për dy vjet.

Prokuria beson se shqiptari nuk mund të mos e ketë parë drogën. Oficerët kanë deklarauar se ai filloi të  dridhej kur e ndaluan për kontroll.

Prokuroria kërkoi dy vite e gjysmë burg, ndësa shqiptari i befasuar nga dënimi shpërtheu në të qara. B. kishte precedentë të pastër penalë. “Unë kam punuar gjithmonë ndershmërisht.”

Sipas mediave holandeze avokati ka kërkuar pafajësinë, duke thënë se kontrolli i makinës ishte i paligjshëm. Vendimi final jepet pas dy javësh.

(f.m/d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne holande policia holandeze trafik droge arrestohet shqiptari ne holande policia holandeze trafik droge

Sondazh

Poll