Aktualitet

Festa kombëtare greke, Policia ngre postblloqe në rrugën Kakavijë-Gjirokastër

28 Tetor 2021, 08:35 Nga DOSJA
Festa kombëtare greke, Policia ngre postblloqe në rrugën

GJIROKASTËR-Policia e Gjirokastrës ka ngritur postblloqe në aksin nacional Kakavijë-Gjirokastër dhe çdo makinë që kalon po kontrollohet. Shkak është bërë festa kombëtare e Greqisë e cila njihet si dita e “JO”-së, që festohet në jug të vendit.

Minoritarët grekë vijnë në Shqipëri për të zhvilluar ceremoni në varrezat e ushtarëve grekë në zonën e Këlcyrës. Në vendin e quajtur Ura e Leklit ndodhen disa shërbime të Policisë së rendit dhe Rrugorës për të ndaluar dhe kontrolluar çdo makinë që kalon në këtë zonë.

28 tetori i vitit 1940 njihet në Greqi si dita e “JO”-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke. Që atëherë, përvjetorët e kësaj dite festohen në Greqi si festë kombëtare.

LAJMI KRYESOR: ‘Dita e JO-së’ Festa Kombëtare e Greqisë, zhvillohen parada, të gjithë me maska

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet festa e greqise gjirokaster kontrolle ne gjirokaster festa e greqise gjirokaster kontrolle ne gjirokaster

Sondazh

Poll