Aktualitet

RINISIN protestat! Naftëtarët e Ballshit: Nuk ka asnjë vendim nga Rama!

28 Tetor 2021, 08:00 Nga DOSJA
RINISIN protestat! Naftëtarët e Ballshit: Nuk ka asnjë vendim nga

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit kanë rinisur sërish protestat ditën e sotme. Pas 1 viti, naftëtarët kanë dalë sërish përballë uzinës, pasi kërkojnë që të rinisë puna. Ata shprehen se dhe pse është marrë paga e 12-të, ata ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria dhe as nga kryeministri Edi Rama për fatin e tyre.

Kryetari i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj i bëri thirrje dhe deputetëve të opozitës që të flasë për këtë çështje, ndërsa theksoi se kujtohen vetëm kur ka zgjedhje.

“Ende nuk ka nje përgjigje për fatin e uzinës. Ka kaluar nje vit. Paga e 12 është dhënë. Nuk ka asnjë vendim nga zoti kryeministër. Kishim shpresuar për një zgjidhje në kohe të shkurtër. Nuk kemi pasur kontakte me askënd edhe pse shpresonim zgjidhje në kohe të shkurtër. Paralel me rifilllimin e punes eshte edhe gjyqi që ne e kemi çuar në SPAK ne tetorin e vitit te kaluar, pranë krimit ekonomik dhe ne prokurorinë e Fierit. Janë rreth 340 vetë me gjyq dhe ndoshta duan që ky gjyq të shtyhet. Ne jemi me opsionin e rifillimit të punës të edhe pse është hedhur te edhe ideja e demontimit. Duhet të flasin edhe deputetet e opozitës. Kur vijnë për vota sulen tek naftëtarët. Shpresojmë të ketë zgjidhje sa me pare se veç rafinerise nuk ka asnjë mundësi tjetër.”, tha Dautaj.

Si nisi protesta e naftëtarëve, e si doli Rama garant për rrogat e tyre?

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne proteste sokol dautaj naftetaret e ballshit ne proteste sokol dautaj

Sondazh

Poll