Sport

EFL Cup: Man.City eliminohet nga West Ham, Liverpool e Tottenham në çerekfinale

27 Tetor 2021, 21:37 Nga DOSJA
EFL Cup: Man.City eliminohet nga West Ham, Liverpool e Tottenham në

ANGLI-Surprizë në raundin e 1/16-të të Efl Cup. Manchester City i Guardiolës i thotë lamtumirë kompeticionit i mundur 5-3 me penallti nga ëest Ham pas 0-0 në kohën e rregullt.Tottenham kalon me më shumë vështirësi se sa pritej, 1-0 me Burnley-n me një gol të Lucas Moura.

BURNLEY- TOTTENHAM 0-1

Tottenham rrëmben kalimin në çerekfinale duke mundur Burnley-n në Turf Moor. Spurs me rezerva në këtë ndeshje, por me golashënuesin Kane që drejtoi repartin sulmues, luftuan për të kapërcyer rezistencën e mbrojtjes kundërshtare, kompakte dhe vështirë të jepnin hapësirë. Në gjysmën e pjesës së dytë Pope bllokoi goditjen e Lo Celso nga një pozicion i mirë, më pas në minutën e 68-të Lucas Moura shënoi golin e fitores.

LEICESTER – BRIGHTON 6-4

Leicester vuan, por eliminon Brighton me penallti pas rezultatit 2-2 në kohën e rregullt. Dhelprat e gjetën rrugën e golit pas vetëm 6 minutash, kur një gabim i Steele ia bëri golin më të lehtë Barnes, i cili nuk gaboi. Miqtë barazuan me Webster në minutën e 48-të pjesës së parë, por dy minuta më vonë (gjithmonë në fraksionin e parë) Lookman shënoi 2-1.

Gabimet në mbrojtje nuk ia hoqën sigurinë Brighton-it, i cili arriti të barazonte me Mwepu. Rezultati 2-2 nuk ndryshoi deri në fund dhe dy skuadrat shkuan në penallti: Leicester shënoi katër golat e para, ndërsa Maupay dhe Mëepu gabuan duke dënuar Brighton.

PRESTON – LIVERPOOL 0-2
Minamino dhe Origi mjaftojnë për Liverpool-in në raundin tjetër të kupës kundër modestëve të Preston. Reds zhbllokuan ndeshjen vetëm në minutën e 62-të me Minaminon, megjithatë, ndeshja mbeti e hapur deri në minutën e 84′, kur Origi shënoi golin e dytë.

WEST HEM – MANCHESTER CITY 5-3 d. c. r.
Eliminimi më i bujshëm erdhi me disfatën e Manchester Cityt, që nga penalltitë u mundën ndaj West Ham me rezultatin 5-3.Cilësia e kundërshtarit nuk e lejoi Guardiolën të bënte diçka, pavarësisht se tekniku spanjoll kishte hedhur të gjithë formacionin. Nga pika e bardhë e penalltisë, londinezët nuk humbën asnjë goditje, ndërsa Manchester City gaboi me Foden, ndërsa në goditjen e pestë, Benrahma tradhëtoi skuadrën, zhgënjimi i parë për Guardiolën.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport efl cup manchester city west ham efl cup manchester city west ham

Sondazh

Poll