Sport

Inter rikthehet te fitorja, por sa polemika ndaj Empolit! Bajramit nuk i japin…

27 Tetor 2021, 21:10 Nga DOSJA
Inter rikthehet te fitorja, por sa polemika ndaj Empolit! Bajramit nuk i

ITALI-Inter mund 2-0 Empolin dhe lë pas humbjen me Lazion dhe barazimin e zjarrtë me Juventusin, duke u rikthyer në -7 pikë larg nga Milan që kryeson Serie A pas 10 javësh kampionat. Në “Stadio Castellani, në minutën e 32′ Nedim Bajrami reklamoi për 11-metërsh por arbitri Chiffi vazhdoi lojën, ndërkohë pas dy minutazh zikaltërit gjetën avantazhin me D’Ambrosion.

Në pjesën e dytë vendasit e panë veten në telashe kur Ricci u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhryje të rëndë ndaj Barellas. Ndeshja u bë më e vështirë për toskanët që e kishin të vështirë të bënin diçka dhe në minutën e 66′ Dimarco shënoi golin e dytë të takimit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport empoli inter empoli inter

Sondazh

Poll