Sport

60 gola me Bazelin dhe ka bllokuar rinovimin, Milan nis “gjuetinë” për brazilianin

27 Tetor 2021, 18:26 Nga DOSJA
60 gola me Bazelin dhe ka bllokuar rinovimin, Milan nis

ZVICËR-Basel zbuloi Ivan Rakitic kur ishte shtatë vjeç dhe solli një fenomen si Salah në Evropë pasi e pa atë të luante në Egjipt për Al-Mokawloon. Emri i fundit në këtë koleksion talentesh të zgjeruara te Baseli, ku përfshihen Xhaka, Shaqiri, Embolo dhe Akanji, është një brazilian që vjen nga Campina Grande, ai është Arthur Cabral.

Lojtari është 23-vjeç dhe është transferuar në Zvicër në vitin 2019. Futbollisti mund të mbulojë rolin e trekuartistit, numri 10 te Bazeli, teknikë dhe shpejtësi, ndërsa ka shënuar 60 gola dhe 15 asistime në 115 ndeshje.

Lojtari ka kushtuar 6 milionë, ndërsa tani vlen 15 milionë. Futbollisti brazilian ka një kontratë që skadon në 2023 dhe deri më tani ka ngrirë çdo bisedim në lidhje me një rinovim të mundshëm. Milan është në garë për për të siguruar shërbimet e lojtarit, lojtari nuk ka agjent dhe ambicia e Arthur Cabral është të përfaqësojë Brazilin dhe kush më mirë se skuadra kuqezi mund t’ia sigurojë ëndrrën për të luajtur me “Selecaon”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport arthur cabral. bazel milan arthur cabral. bazel milan

Sondazh

Poll