Sport

Juventus fundoset në minutën e 95-të, Sassuolo bën mrekullinë në Torino

27 Tetor 2021, 18:49 Nga DOSJA
Juventus fundoset në minutën e 95-të, Sassuolo bën

ITALI-Barazimi në derbin e Italisë ndaj Interit në fundjavë u festua si fitore te Juventus, por në mesjavë bardhezinjtë nuk kishin bërë llogaritë me forcën e Sassuolos, që në Torino fiton në frymën e fundit me shifrat 1-2. Një disfatë e rëndë për bardhezintjë që sheh klasifikimin ti largohet gjithnjë e më shumë.

Në minutën e 44′, Frattesi do të shënonte golin e avantazhit për Sassuolon, ndërsa në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 76′ McKennie do të barazonte shifrat pas një realizimi me kokë.

Juventus u hodh e gjitha në sulm duke harruar mbrojtjen, ndërsa një kundërsulm i Sassuolos nxorri zbuluar bardhezinjtë që shënuan golin e fitores me Maxime Lopez në minutën e 95′. Një humbje mban Juventusin në vendin e 7-të në kuotën e 15 pikëve.

SAMPDORIA-ATALANTA 1-3

Atalanta fiton 3-1 me përmbysje në Marassi kundër Sampdorias dhe rifillon garën për në zonën Champions League. Dy mundësi të humbura nga Dea, më pas Sampdoria kalon në avantazh në minutën e 10′ me Caputon.

Reagimi i miqve është vdekjeprurës, në të 17′ Askildsen devijon goditjen me kokë të Zapatës në portë, duke realizuar një autogol, më pas vetë kolumbiani firmosi me kokë golin e e përmbysjes pas një krosimi të Zappacostas. Musso bëri shpëtimtarin ndaj Caputos, ndërsa në shtesë Iliçiç nënshkroi trisin me një gol spektakolar.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atalanta juventus sassuolo atalanta juventus sassuolo

Sondazh

Poll