Sport

Botërori i boksit/ Shqipëria e nis mbarë në Serbi, Beqiri kalon në raundin e dytë

27 Tetor 2021, 18:11 Nga DOSJA
Botërori i boksit/ Shqipëria e nis mbarë në Serbi, Beqiri

SERBI-Kombëtarja shqiptare e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e saj në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet në Beograd. Alban Beqiri, boksieri i peshës 71 kg fitoi ndaj kundërshtarin kenian Boniface Maine duke i fituar të tre raundet.

Beqiri zhvilloi një paraqitje cilësore, ndërsa me këtë fitore boksieri shqiptar kalon në raundin e dytë ku më datë 29 tetor do të ketë përballë boksierin nga Lituania.Duke u kthyer tek përfaqësuesja kuqezi, e cila drejtohet nga trajnerët Zef Gjoni dhe Renato Kurti, radhën për tu ngjitur në ring sot do ta ketë Nelson Hysa, i cili do të duelojë në peshat e rënda (+92 kg).

Hysa, 20 herë kampion kombëtar, do të sfidojë boksierin nga Trinidad Tobago, Nigel Paul. Ndërsa nesër në ring do të ngjitet Indrit Laçi, i cili do të përballet me fituesin e sfidës mes boksierëve nga Anglia e Azerbajxhani, duel i vlefshëm për peshat 92 kg.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport alban beqiri serbi alban beqiri serbi

Sondazh

Poll