Sport

PSG, zbulohet identiteti i lojtarit që u vodh nga prostituta:Negociova për…

27 Tetor 2021, 17:49 Nga DOSJA
PSG, zbulohet identiteti i lojtarit që u vodh nga prostituta:Negociova

PARIS-Një futbollist i Paris Saint Germain u sulmua dhe u grabit mbrëmjen e djeshme në një kryqëzim në Bois de Boulogne, në lagjen e 16-të, në perëndim të Parisit. Fillimisht identiteti i lojtarit nuk u bë e ditur, por më pas portali “20 Minuta” publikoi emrin dhe ai është mesfushori Ander Herrera.

Sipas asaj që është publikuar nga “Le Point” dhe “Le Parisien”, një prostitutë do të kishte përfituar nga fakti që makina e lojtarit ishte e parkuar në semafor në pritje të dritës jeshile, ndërsa një person i është afruar pranë dhe i ka marrë celularin dhe portofolin.

Prostituta kishte kërkuar nga lojtari të çohej në një vend të caktuar, duke premtuar në këmbim kthimin e telefonit. Lojtari, i cili kishte rreth 200 euro në portofol, do të ishte detyruar t’i bindej urdhrave të gruas pasi kjo e fundit dukej se mbante diçka që mund të kishte qenë armë. Të paktën sipas lajmeve nga mediat franceze.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ander herrera psg ander herrera psg

Sondazh

Poll