Sport

Derbi bën të pasur Tiranën, mësohet shuma e arkëtuar nga shitja e biletave

27 Tetor 2021, 13:25 Nga DOSJA
Derbi bën të pasur Tiranën, mësohet shuma e arkëtuar

TIRANË-Tirana triumfoi në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me shifrat 1-0. Fitorja e parë e Orges Shehit në derbi dhe kundër ish-skuadrës së tij në kohën kur luante futboll.

Tifozët përgatitën koreografitë ironike, sarkastike apo krenare për të treguar se qyteti ka ngjyrat e besimit të tyre. Në stadiumin “Air Albania” ishin të pranishëm rreth 13 mijë tifozë, pra 30% sa kërkohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Nga informacionet e fundit, klubi i Tiranës ka arkëtuar 160 milionë lekë.

Dy derbet e mëparshme në këtë impiant kanë sjellë arkëtime, mbi 250 milionë lekë që i mori Tirana dhe 200 milionë lekë që i mori Partizani.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport derbi partizani tirana derbi partizani tirana

Sondazh

Poll