Sport

Histori si në West! Një futbollist i PSG-së grabitet nga një prostitutë në semafor

27 Tetor 2021, 13:40 Nga DOSJA
Histori si në West! Një futbollist i PSG-së grabitet nga një

FRANCE Skena të çmendurisë së zakonshme në Paris. Sipas raportimeve të gazetës franceze “Le Parisien”, një futbollist i PSG-së u grabit nga një prostitute, ndërsa ai ndaloi në semaforët në “Aallée de la Reine-Marguerite” (Paris XVI).

Incidenti ka ndodhur të martën rreth orës 20, teksa lojtari kaloi “Bois de Boulogne”, në perëndim të kryeqytetit francez.

I detyruar të ndalonte për të kuqen në semafor, një prostitutë do të shfrytëzonte rastin për të hipur në makinë dhe për t’i vjedhur portofolin dhe telefonin.

Vjedhësja, më pas do t’i kërkonte futbollistit që ta zbriste në një vend të caktuar, në këmbim të kthimit të celularit. Viktima, nuk mund të mos i bindej urdhrave, edhe për shkak, se gruaja dukej se mbante diçka në dorë, ndoshta një armë.

Sapo është larguar hajdutja, futbollisti ka thirrur policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Vlera e vjedhjes, sërish sipas burimeve franceze, ka qenë rreth 200 euro.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “bois de boulogne” “parc des princes” çmendurisë së zakonshme në paris drejtori sportiv i paris saint-germain gazetës franceze “le parisien” në këmbim të kthimit të celularit nga një prostitute një futbollist i psg-së “bois de boulogne” “parc des princes” çmendurisë së zakonshme në paris drejtori sportiv i paris saint-germain gazetës franceze “le parisien” në këmbim të kthimit të celularit nga një prostitute një futbollist i psg-së

Sondazh

Poll