Sport

Walter Zenga ikën nga Dubai dhe gruaja tij e tretë. Shkak? Dashuria për Michelan

27 Tetor 2021, 13:26 Nga DOSJA
Walter Zenga ikën nga Dubai dhe gruaja tij e tretë. Shkak? Dashuria

ITALI – Një tjetër ndryshim jete ka ndodhur për Walter Zengan. Ish-futbollisti, tashmë trajner, u largua nga Dubai dhe u kthye për të jetuar në Milano. Këtë e ka bërë të ditur e përjavshmja “Chi”, i cili kapi “Spider-Man” nën shoqërinë e të dashurës së tij të re Michela. Pikërisht për dashurinë e kësaj të fundit, Zenga i ka dhënë lamtumirën e fundit Emirateve të Bashkuara Arabe dhe gruas së tij të tretë, Raluca Rebedea.

Burrë e grua kishin kaluar kohë më parë një krizë dhe u përpoqën të rregullonin marrëdhënien, por në fund vendosën të ndiqnin rrugë të ndryshme. Kështu, ish-portieri u rikthye në Itali në kërkim të një skuadre për të stërvitur, së bashku me Michela-n, që nuk e humbet kurrë nga sytë. Këto ditë, çifti janë parë të pandarë dhe tashmë kanë shkuar për të jetuar bashkë.

Kush është Michela, e dashura e re e Zengës? “Flaka” e re e Walter Zengës quhet Michela Motoc dhe ajo është 31 vjeç. E lindur në Rumani, ajo u rrit në Itali, në Kavaion, në provincën e Veronës. Një kohë ka jetuar edhe në Dubai dhe këtu do kishin filluar “shkëndijat” me Zengën. Në vitin 2016 ajo doli e treta në konkursin “Miss Europa Continental”. Pavarësisht tridhjetë viteve diferencë, Walter dhe Michela, paparacët rreth kryeqytetit milanez, duket se janë në një harmoni dhe bashkëpunim të madh. Për momentin nuk kanë mbërritur ende prezantimet zyrtare me familjen.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dashurës së tij të re michela e përjavshmja “chi” ish-futbollisti lindur në rumani michela motoc në konkursin “miss europa continental” për të jetuar në milano tashmë trajner walter zengan dashurës së tij të re michela e përjavshmja “chi” ish-futbollisti lindur në rumani michela motoc në konkursin “miss europa continental” për të jetuar në milano tashmë trajner walter zengan

Sondazh

Poll