Sport

Raiola frikëson Manchester United, agjenti ngrin bisedimet për rinovimin e kontratës

27 Tetor 2021, 13:03 Nga DOSJA
Raiola frikëson Manchester United, agjenti ngrin bisedimet për

ANGLI-Negociatat për rinovimin e kontratës mes Manchester United dhe Paul Pogba janë bllokuar. Siç raporton The Sun, në fakt, Mino Raiola në këto orë ka vendosur të pezullojë të gjitha negociatat me Djajtë e Kuq edhe për shkak të ftohjes së mardhënieve mes Solskjaer dhe mesfushorit francez.

Pogba tani është mundësia më e mirë , pa kosto në fundin e sezonit ku Juventus, Real Madrid dhe PSG pop resin në cdo moment. Drejtuesit e Juventusit kanë mundësinë që ta rimarrin sërish me parametër zero në qershorin e ardhshëm. Hapi i parë për të qenë në gjendje të menaxhojnë pagën e lartë të francezit (15 milion në vit) është të heqë qafe angazhimet e tjera të rënda.

Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, për shembull, kushtojnë 7 milionë euro në vit secili, pa përfshirë bonuset. Sidoqoftë, do të ketë disa sakrifica të tjera të forta për të bërë gati shumën që do të vendoset në tavolinë për Pogba, edhe sepse United dëshiron t’i ofrojë atij një rinovim që mund të cojë pagën e tij në 20 milionë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester united pogba raiola manchester united pogba raiola

Sondazh

Poll