Politike

Berisha në krye të PD-së, Rama: Po katandisen në humor të zi

27 Tetor 2021, 18:14 Nga DOSJA
Berisha në krye të PD-së, Rama: Po katandisen në humor

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e konsideroi Partinë Demokratike të katandisur në një material për parodistët, nëse në krye të saj do të kthehej ish-Kryeministri Sali Berisha. Pas mbledhjes së zhvilluar me drejtuesit e qarqeve, i pyetur nëse do të bashkëpunonte me Berishën si kryeopozitar, Rama tha se termi ‘humor i zi’ e përshkruan mjaft mirë situatën në Partinë Demokratike.

“Nuk kam asnjë koment lidhur me atë që ndodh në fushën e PD, por di të them nëse do të ishin mbledhur humoristët dhe satiristët e të gjithë vendit për të shkruar një pjesë me shumë seri se si PD mund të katandisej në humor të zi, është ajo që po ndodh në PD,”- tha Rama.

LAJM KRYESOR: Rama: Me PD-në diskutojmë gjithçka, për helmimin në Krujë përgjigjet Ujësjellësi

(f.m/dosja.al)

 

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama me drejtuesit 27 tetor 2021 edi rama rama me drejtuesit 27 tetor 2021

Sondazh

Poll