Politike

Deputeti i PD në Elbasan: Qeveria po mban zvarrë ndërtimin e rrugëve

27 Tetor 2021, 16:51 Nga DOSJA
Deputeti i PD në Elbasan: Qeveria po mban zvarrë ndërtimin e

ELBASAN- Deputeti i Elbasanit Lefter Gështenja është shprehur se  Qeveria po mban zëvarrë ndërtimin e rrugëve në vend. Me anë të një postimi në Facebook, teksa ka hedhur një video nga komisioni që u mbajt ditën e djeshme, Gështenja shkruan se qeveria nuk ka anjë plan për rindërtimin e rrugëve. Ai ka shkruar se edhe pse financimi nuk ka munguar për bypass-in e Elbasanit dhe autostradën Elbasan-Qukës, qeveria nuk ka nisur edhe nga puna për zbatimin e projekteve.

Postimi i Plotë:

Qeveria asnje plan per rruget. Vonon prej 10 vjetesh zbatimin e bypass-it te Elbasanit dhe autostraden Elbasan-Qukes. Qeveria nuk ka një plan për rrugët ndonëse financimi nuk ka munguar. Dje në komision u diskutua për Ratifikimin e Marrëveshjes me qeverinë Italiane për financimin e dy projekteve shumë të rëndësishme për Qarkun e Elbasanit: Hartimi i projekt-zbatimit final për By Pass-in e Elbasanit dhe autostradës Elbasan-Qukës.

Në këto projekte kam qënë pjesë ideimit dhe hartimit të tyre që para 10 vitesh, por ende kjo qeveri nuk ka nisur nga zbatimi i tyre. Më tej, projekte të nisura si ai i Qaf-Plloçë-Qukës dhe Librazhd-Bulqizë nuk kanë përfunduar ende. Qeveria po mban zvarrë ndërtimin e rrugëve në Qarkun e Elbasanit dhe nuk ka ndërment të japë afate për projektet. Shqipëria e ka emergjente zhvillimin e infrastrukturës por fatkeqësisht me këtë qeveri nuk është ndërtuar asnjë projekt madhor.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lefter geshtenja ndertimi i rrugeve lefter geshtenja ndertimi i rrugeve

Sondazh

Poll