Politike

Thirret në prokurori për lobimin në SHBA, Basha: Akuza putiniane, të montuara për të më trembur

13 Qershor 2019, 15:25 Nga DOSJA
Thirret në prokurori për lobimin në SHBA, Basha: Akuza putiniane,

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zyrtarisht është i pandehur për lobimin rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017.  

Së bashku me Bashën, të pandehur janë marrë edhe ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishin pasi akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve.

Fletë-thirrja për t’u paraqitur ditën e hënë në Prokurorinë e Tiranës, kryedemokratit i është dërguar ditën e djeshme. Në shkresën e firmosur nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, theksohet se nëse Basha nuk paraqitet ditën e hënë në orën 09:30 pranë ambienteve të Prokurorisë atëherë ai do të shoqërohet forcërisht.

Akuzës së ngritur nga Prokuroria, Basha i është përgjigjur se është e montuar nga kryeministri Edi Rama, i cili kërkon të heqë vëmendjen nga skandalet e qeverisë së tij.

Vendimi i marrë nga Prokuroria e Tiranës ditën e sotme është marrë pas letër-porosive të ardhura nga SHBA-të. Më 25 mars, Lulzim Basha dëshmoi për rreth një orë për lobimin në SHBA. Në përfundim të dëshmisë, Basha deklaroi para gazetarëve se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i PD-së nuk e kishin shkelur ligjin. Ndërsa Prokuroria e Tiranës zbuloi dy letër-porositë që kishin ardhur nga SHBA dhe Skocia duke thënë se i gjithë hetimi është bazuar në prova që faktojnë se Partia Demokratike e ka fshehur financimin në këtë vlerë të madhe duke deklaruar në formularin e financimeve të fushatës për partinë vetëm 25 mijë dollarë dhe jo shumë prej 650 mijë dollarësh.

Sipas Prokurorisë, njëra pagesat rezulton të jetë bërë nga “Biniatta Trade”, një shoqëri e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize,  shtet në Amerikën Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”.

“Biniatta Trade LP” është e krijuar nga partneriteti i dy kompanive “Asverro Corp” dhe “Liminez Commerce”, pronarët e të cilëve janë dy shtetase ruse: Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ristani ilir dervishi lobimi rus lulzim basha prokuroria e tiranes arben ristani ilir dervishi lobimi rus lulzim basha prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll