Politike

Kur do të zhvillohen zgjedhjet? Meta vendos datën në takimin e radhës

13 Qershor 2019, 14:08 Nga DOSJA
Kur do të zhvillohen zgjedhjet? Meta vendos datën në takimin e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin. 

Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 19:00 dhe se në kuadër të bisedimeve do të jetë data e re e zgjedhjeve që pritet të dekretohet nga presidenti Meta. 

Ky i fundit ka zhvilluar ditën e sotme një radhë takimesh me krerët e partive të vogla. 

Meta është takuar mesditën e sotme me Koço Kokëdhimën, kreun e “Lëvizjes Zgjidhja”, për të njëjtën arsye. 

Ndërsa mbrëmjen e kaluar Presidenti zhvilloi një takim për këtë çështje me aleatët e PD-së në Presidencë.  Pas takimit, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha për mediat se nuk kishin propozuar asnjë datë.

Sipas tij, data do të vinte si rezultat i një marrëveshjeje të madhe politike në vend. Metën e takoi edhe Paskal Milo.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike presidenti ilir meta shpetim idrizi presidenti ilir meta shpetim idrizi

Sondazh

Poll