Politike

Listat e Metës e bënë deputete, lezhjania nuk ngurron t’i kthejë nderin, voton kundër në Parlament

13 Qershor 2019, 14:57 Nga DOSJA
Listat e Metës e bënë deputete, lezhjania nuk ngurron t’i

TIRANE- Deputetja e futur në Parlament me listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Elda Hoti, ka votuar kundër rezolutës kundër dekretit të Ilir Metës për anulimin e zgjedhjeve lokale.

Hoti, produkt i listave të Ilir Metës kur drejtonte LSI-në, ka vepruar ndryshe nga shumë kolegë të saj, duke mos votuar kundër njeriut që e bëri deputete.

Në kuvend ajo tha: “Ju as nuk keni ndërmend ta shkarkoni dhe thjesht na humbni kohë, ndërsa ne mund të diskutojm për çështje madhore si papunësia, emigracioni, pensionet, vrasjet. I gjithe ky teatër i madh për çfarë po ndodh, sepse nnë fund Rama-Basha do bashkohen kundër të gjithëve!”

Ditën e sotme, 6 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë.

Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoni të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë duke i dhënë Ramës në total 100 vota kundër dekretit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elda hoti ilir meta ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019 elda hoti ilir meta ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll