Politike

Myslim Murrizi mallkon të majtë e të djathtë: Ata që do bëjnë pazare, mos u ngopshin kurrë! (E PLOTË)

13 Qershor 2019, 13:26 Nga DOSJA
Myslim Murrizi mallkon të majtë e të djathtë: Ata që do

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka deklaruar sot gjatë seancës plenare se sa herë që vendi afrohet drejt Europës, shfaqet një problem. Ai tha se nuk beson që Meta ta ketë seriozisht këtë dekret dhe lëshoi një mallkim për ata që do të bëjnë një marrëveshje sërish në kurriz të shqiptarëve.

“Sa herë që shkojmë buzë Europës ka një pazar që shitet si marrëveshje për të shpëtuar popullin. Presidenti deklaroi se këto ditë ka takuar edhe Ramën, edhe Bashën, edhe Berishën, Monikën s’ka nevojë ta thotë’. Por kur iu thoni keni frikë se më 30 qershor do ketë viktima, si i hani i qetë drekat e darkat?, tha Murrizi.

Pjesë nga fjala e Murrizit:

Nuk jam këtu as për të bërë gjykatësin dhe për të bërë Metën armik, as për të bërë avokatin dhe ti dal në krah, por për qytetarët të cilët që prej 5 ditësh nuk e dinë se çfarë po bëhet.

Në paragrafin e fundit të rezolutës thuhet se Kuvendi i bën thirrje presidentit të reflektojë. Kjo nuk është as më shumë dhe as më pak se një fletë rrufe. Kurrë s’ka pasur marrëveshje në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Ndarja e karrigeve të pushtetit është një hall i madh. Nuk e di pse është kaq sekëlldi. Rama i ka dërguar në këto tre javë 7 letra Bashës, edhe Meta kishte të drejtë t’i çonte një letër Klement Zgurit. Kur i është dash për të ndarë pushtet dhe për të vjedhur taksat jeni marrë vesh që nga 1991 ku bëtë qeverinë mikse me komunistë nga PS dhe PD. Bëtë pazar në 2007

Sa herë që shkojmë buzë Europës ka një pazar që shitet si marrëveshje për të shpëtuar popullin. Presidenti deklaroi se këto ditë ka takuar edhe Ramën, edhe Bashën, edhe Berishën, Monikën s’ka nevojë ta thotë’. Unë e di që pazaret që kërkoni të rrisni në këtë situatë artficiale është një hall i përbashkët. Hera e parë në këtë parlament u votua në rezultatin 20 me zero kur çifti i ambasadorëve u puth në Llozhe. Unë besoj që do kemi Pazar prap. Nuk e di se çfarë dhe kujt ia kanë vënë syrin këtë herë, dhe kur, si të uritur që mos u ngopshin kurrë se kanë 29 vjet dhe nuk ngopen me këtë valë apo amulli që kërkojnë të ngrejnë që këtu do të jetë qamet i madh, që këtu do vijnë serbët, rusët, kinezët, se indianët erdhën i pajisët me konsull nderi. Unë nuk besoj se Meta e ka seriozisht këtë dekret. Ai ka thjesht rolin e arbitrit. Ata kanë 5 muaj rresht që thonë hajde se do e rrëzojmë sot, hajde se do e rrëzojmë nesër.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta myslim murrizi ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019 ilir meta myslim murrizi ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll