Politike

Kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet, KQZ rrëzon kërkesën e Unitetit Kombëtar

13 Qershor 2019, 12:44 Nga DOSJA
Kërkoi çregjistrimin nga zgjedhjet, KQZ rrëzon

TIRANË- Me katër vota është rrëzuar kërkesa e Partisë Uniteti Kombëtar për çregjistrimin nga zgjedhjet.

KQZ mori në shqyrtim këtë kërkesë dhe pas debateve në mbledhje ka vendosur që të rrëzojë kërkesën.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi: “Për shqyrtimin e kërkesës, depozituar në KQZ nga Partia Uniteti Kombëtar me objekt ‘Çregjistrim nga procesi zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.  KQZ me 4 vota pro vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit idajet beqiri kriza politike zgjedhjet lokale zgjedhjet pa opoziten anulimi i 30 qershorit idajet beqiri kriza politike zgjedhjet lokale zgjedhjet pa opoziten

Sondazh

Poll