Politike

Kërkoi ç’regjistrimin nga zgjedhjet, KQZ e rrëzoi, Beqiri: Do e ankimojmë në Kolegj, jemi të detyruar

13 Qershor 2019, 14:21 Nga DOSJA
Kërkoi ç’regjistrimin nga zgjedhjet, KQZ e rrëzoi,

TIRANË- Kreu i Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri ka folur për mediat pas refuzimit të kërkesës së tij për të ç’regjistruar partinë që drejton nga lista zgjedhore.

Beqiri tha se vendimi i KQZ-së do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, dhe se vendimi i tij do të zbatohet nga forca politike që ai drejton.

“Ia parashtruam KQZ gjithë problematikën dhe vendimmarrjen tonë. Ne jemi kundër presidenti, ai është antikushtetues. Ai po u mohon shqiptarëve që të votojnë. Por në situatën e krijuar, kur presidenti njëherë e dekreton dhe më pas e zhdekreton. Dhe tani mbledh partitë për të dekretuar një tjetër datë tregon që nuk jemi në një situatë normale. Për rrjedhojë në një situatë të tillë duhet të marrë një zgjidhje ligjore. Vlerësuam se mbase sakrifikimi ynë dhe të gjitha harxhimet që kemi bërë… ishim të detyruar. Problemi është që ne u tërhoqëm nga zgjedhjet dhe thamë që të fshihej emri ynë nga fletat. Kjo kërkesë nuk u regjistrua. Ne këtë gjë nuk e donim, prandaj u tërhoqëm. Jemi detyruar që të ankimoheshim në Kolegjin Zgjedhor. Do t’i bindemi vendimit të Kolegjit.”

Më pas, Beqiri ka pasur ka bërë edhe një thirrje për simpatizantët e partisë që ai drejton për zgjedhjet e 30 qershorit duke i sugjeruar për kë të votojnë.

“Në rast se Kolegji Zgjedhor do të vendosë në favor të kemi të njëjtën thirrje. Nëse nuk do të pranohemi i bëjmë ftesë qytetarëve që të votojnë për PS-së, pastaj po jemi në listë normalisht që do të votojnër për veten ata.”

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar me katër vota është rrëzuar kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për ç’regjistrimin nga zgjedhjet. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike idajet beqiri kqz puk shtyrja e zgjedhjeve lokale zgjedhjet lokale 2019 idajet beqiri kqz puk shtyrja e zgjedhjeve lokale zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll