Politike

‘PS rrezikon të degradojë’, Majko bën deklaratën e fortë në Kuvend: Zgjedhjet pa opozitën, jo normale

13 Qershor 2019, 13:33 Nga DOSJA
‘PS rrezikon të degradojë’, Majko bën deklaratën

TIRANË- Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka pranuar sot gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Parlament se zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën do të konsideroheshin si jo normale dhe do ta degradojë PS-në në një regjim. Sipas Majkos kërkesat e opozitës janë të kërkosh pushtet në tavolinë me anë të qeverisë tranzitore.

Opozita kushtëzon negociatat politike me largimin e PS nga qeveria, dhe ngritjen e një qeverie tranzitore, por kuptimi i qeverisë tranzitore është dorëzimi i pushtetit në tavolinë. Aktualisht protestat e opozitës janë jashtë parlamentare të një pale politike që do vetëm çfarë nuk do. Kriza politike nga bojkoti i zgjedhjeve parlamentare po zhvendoset në  qendër të politikës në krizë të sistemit. Shqipëria rrezikon të bjerë në informalitet legal në mungesë të zgjedhjeve, teknikisht zgjedhjet pa opozitën nuk mund të konsiderohen normale dhe ne rrezikojmë degradim në regjim” tha Majko.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati për shakrkimin e metës pandeli majko ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019 debati për shakrkimin e metës pandeli majko ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll