Politike

KQZ nuk zbaton dekretin, çfarë do bëjë Meta? Presidenca: Është i veçantë në llojin e vetë…

13 Qershor 2019, 15:19 Nga DOSJA
KQZ nuk zbaton dekretin, çfarë do bëjë Meta? Presidenca:

TIRANE- Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve lidhur me dekretin e Presidentit, që është hedhur poshtë nga KQZ.

Dervishi ka thënë se akti i presidentit duhet respektuar nga të gjithë.

Pyetje: KQZ refuzoi për dekretin, a mund të merrni nismë për pezullimin e punës?

Bledar Dervishaj: Kompetencat e presidentit janë të qarta. Dekreti është në fuqi dhe duhet të zbatohet. Ky akt, për nga natyra dhe veprimtaria e tij, i veçantë për llojin e vetë, duhet t’a gjykojë vetëm Gjykata Kushtetuese. Kemi të bëjmë vetëm me Kushtetutën.

Kuvendi miratoi sot rezolutën për presidentin Ilir Meta, dhe presidenca doli në një reagim urgjent ku iu kërkoi institucioneve që të respektojnë dekretin.

Bledar Dervishaj dhe Tedi Blushi thanë se dekreti është kushtetues, dhe ka hyrë në fuqi.

Presidenca nuk dha asnjë koment për datën e zgjedhjeve, apo shpërndarjen e parlamentit.

(F.g & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledar dervishaj ilir meta ps shkarkon metën bledar dervishaj ilir meta ps shkarkon metën

Sondazh

Poll