Politike

Rama i tregon ‘dhëmbët’ Metës, miratohet me 100 vota rezoluta kundër dekretit të zgjedhjeve

13 Qershor 2019, 14:13 Nga DOSJA
Rama i tregon ‘dhëmbët’ Metës, miratohet me 100 vota

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka treguar sot forcën e numrave presidentit Ilir Meta.

Pas gati 6 orësh debat në Parlament, mazhoranca dhe opozita e re kanë miratuar me 100 vota pro rezolutën kundër aktit të presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e dekretit “per caktimin e datës së zgjedhjeve “ .

Vetëm 7 deputetë kanë votuar kundër dhe 2 të tjerë kanë abstenuar. Kjo rezolutë siç tha edhe Rama do t’i dërgohet presidentit për t’a vënë në dijeni se dekreti i tij është nul dhe anti-kushtetues.

Megjithëse, fillimisht në opinionin publik socialistët thanë se do të kërkohej shkarkimi i Metës, seanca e kësaj të enjteje i shuajti këto zëra.

Kritikat e mazhorancës drejtuar presidentit nuk e përmendën kurrë shkarkimin e Metës.

Ditën e sotme, 6 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim.

Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike seanca plenare 13 qershor 2019 seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll