Politike

VD-‘Mos të ndodhë më!’/ Ankesa pafund në Komision, Gogu-Alibeajt: Mblidhni veten!

27 Tetor 2021, 09:30 Nga DOSJA
VD-‘Mos të ndodhë më!’/ Ankesa pafund në

TIRANË– Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka nisur me kritika dhe ankesa nga të gjitha palët. Fillimisht kreu i Komisionit, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga stafi i Kuvendit që të pasqyrojnë të gjithë vendimet e marrë dhe kalendarin e punimeve. Ndërsa zëvendësi i tij, socialisti Toni Gogu, ka kërkuar që Alibeaj të respektojë ligjin dhe në nisje të seancës të miratojnë rendin e ditës dhe të zgjedhin sekretarin e Komisionit Hetimor.


PJESË NGA DISKUTIMET:

Alibeaj: Sipas verifikimeve kuroumi është dhe për këtë arsye konsiderohet e hapur çelja e mbledhjes. Mbledhja e kaluar pati atë zhvillim, e mbyllur sipas rregullave të ligjit për Komisionet Hetimore. Fakti që kuorumi ra veprimtaria u ndërpre në atë moment, sipas kërkesave të ligjit, u përcaktua data e mbledhjes për sot, me rendin e ditës të shpërndarë të gjithë anëtarëve. Rendi i ditës nuk është pasqyruar në faqen e Kuvendit, ka pasur ankesa nga mediat. Nëse nuk është e vërtetë kërkoj ndjesë, por nëse është e vërtetë, nuk duhet të përsëritet. Mbledhjet e Komisioneve duhen shpërndarë për efekt transparence.

Toni Gogu: Nuk hodhët në votim rendin e ditës. kulmuat duhet hartuar një rregullore sipas mendjes tuaj. Kërkesat tona për të hedhur në votim rendin e ditës tashmë janë mbuluar nga kapica e shkeljeve të bëra nga ju zoti kryetar. Në mbledhjen e fundit na u mohua e drejta e votës, në komisionin ku do hetojmë. Na u nëpërkëmb e drejta. Se si e besoni që mund të drejtoni një komision të tillë ku përfaqësoni pakicën dhe nuk respektoni, ju e dini? Zoti kryetar mblidhni veten dhe vini rregull dhe rend. Nuk na pengoni që të ushtrojmë të drejtën e rendit të ditës. Mblidhni veten dhe vini rregull. Nuk na pengoni që të zgjedhim sekretarin e këtij komisioni. Mblidhni veten sepse nuk na ndaloni dot që të zbatojmë rregulloren e brendshme. Së dyti, objektivi i këtij Komisioni është hetimi.

LAJMI KRYESOR: Komisioni për 25 prillin, PS ikën sërish nga mbledhja! Kuvendi i pret sinjalin PD-së: S’keni kuorum!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin toni gogu enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin toni gogu

Sondazh

Poll