Politike

VD-PLAS KEQ! Alibeaj sherr me punonjësen e Kuvendit: Garda, nxirre jashtë!

27 Tetor 2021, 10:40 Nga DOSJA
VD-PLAS KEQ! Alibeaj sherr me punonjësen e Kuvendit: Garda, nxirre

TIRANË– Përplasje e fortë dhe kërcënime mes kreut të Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeajt dhe Lefterie Luzit, pjesë e administratës së Kuvendit. Me ikjen nga Kuvendit të deputetëve të Partisë Socialiste, Kuvendi ka ndërprerë transmetimin për shkak se në Komision nuk është kuorumi i mjaftushëm, edhe pse Alibeaj paralajmëroi kallzim penal. Ndërsa kërkoi edhe nga Garda që Luzi të nxirrej jashtë sallës.


PJESË NGA DEBATI:

Alibeaj: Po i them administratës, mbledhja ka filluar. E deklaron kryetari. Keni detyra për të transmetuar mbledhjen. Nëse do të ndërpreni sinjalin, do të ushgtoj të drejtat e mia për të gjithë nga ju. Deri në kallëzim penal. Mos u bëni pengesë. O zonjë kush je ti që vjen këtu e na thua. Nëse vazhohet kështu, do të bëhet kallëzim penal nga i pari tek i fundit. Zonjë je duke shkelur ligjin.

Lefterie Luzi: Më ço në mbledhje penale.

Alibeaj: Garda nxirreni jashtë. Nuk është deputete. Nxirreni nga salla. Nuk është deputete dhe nuk rri dot sepse ka marrë vërejtje. Garda nxirrni jashtë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll