Politike

Shkarkimi i presidentit/ Meta: Çelja sa më parë e negociatave, detyrim historik për të gjithë, të mos humbasim kohë

13 Qershor 2019, 12:40 Nga DOSJA
Shkarkimi i presidentit/ Meta: Çelja sa më parë e negociatave,

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta 2 orë para konferencës me gazetarët iu ka bërë thirrje palëve politike që të reflektojnë, për të mirën e vendit në rrugën drejt Europës.

Në një postim në Facebook kreu i shtetit shprehet se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa.

“Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!
Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.
Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut. Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa”, shkruan Meta në Facebook.

Ndërsa në orën 17:00 presidenti Ilir Meta do të dalë në një konferencë për mediet, ku pritet të komentojë debatin e sotëm në Kuvend, lidhur me shkarkimin e tij.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

vijon…

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike celja e negocitave ilir meta kriza politike ps shkarkon metën celja e negocitave ilir meta kriza politike ps shkarkon metën

Sondazh

Poll