Sport

Leo Messi ende pa gol në Ligue 1: Thierry Henry akuzon trajnerin Mauricio Pochettino

27 Tetor 2021, 06:02 Nga DOSJA
Leo Messi ende pa gol në Ligue 1: Thierry Henry akuzon trajnerin Mauricio

FRANCE Ylli Lionel Messi, që u bashkua me bujë të madhe këtë verë me Paris Saint-Germanit, por ende nuk ka shënuar gol në Ligue 1. Edhe në derbin ndaj Marseille, “Pleshti” nuk e gjeti rrugën e rrjetës, dukuri të cilën ai e ka përjetuar në sezonin 2005/2006, kur iu deshën atij gjashtë ndeshje për të shënuar golin e tij të pare në kampionat. Ndërkohë, në Champions League, argjentinasi ka realizuar 3 gola në tre ndeshje të luajtura për PSG-në.

“Kemi një ekip me lojtarë shumë të talentuar dhe po punojmë vazhdimisht që të përmirësohemi. Nuk jam aspak i shqetësuar me situatën e Messit”,– ka thënë Pochettino, duke u përpjekur ta çdramatizojë situatën, i cili ka nisur të bëhet përgjegjës për rastin.

Por ish-sulmuesi i Francës, Thierry Henry, që ka qenë bashkëlojtar i Messit te Barcelona, ka qenë i drejtpërdrejtë dhe e ka akuzuar Mauricio Pochettinon për formën e argjentinasit në kampionat. Ai mendon se Messi është i izoluar te PSG-ja dhe ky është problemi kryesor që ai ende nuk ka shënuar në Ligue 1.

“Messi është i izoluar te Barcelona dhe nuk po e prek topin shumë. Unë nuk po them se ai nuk është i lumtur në ekipin e ri, por thjesht nuk po e prek topin. Ai duhet të luajë në mes, pasi nuk mund ta bëjë dallimin nga krahu i majtë. Nëse luan në mes, ai mund t’i japë ritëm lojës së Parisit dhe kjo është mënyra më e mirë, që Messi mund të përshtatet në sulm me Neymarin dhe Mbappen. Mesi nuk thotë shumë fjalë, ai flet me topin. Tani, skuadra luan për Kilianin. Topi më shumë shkon te ai. Dhe në këtë ekip ka shumë dirigjentë”,- ka deklaruar Thierry Henry.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bashkëlojtar i messit te barcelona ish-sulmuesi i francës ka akuzuar mauricio pochettinon me neymarin dhe mbappe me paris saint-germanit në champions league në derbin ndaj marseille thierry henry ylli lionel messi bashkëlojtar i messit te barcelona ish-sulmuesi i francës ka akuzuar mauricio pochettinon me neymarin dhe mbappe me paris saint-germanit në champions league në derbin ndaj marseille thierry henry ylli lionel messi

Sondazh

Poll