Sport

Florian Kohfeltd, trajneri i ri i Wolfsburgut, ze vendin e Van Bommel…

26 Tetor 2021, 17:09 Nga DOSJA
Florian Kohfeltd, trajneri i ri i Wolfsburgut, ze vendin e Van Bommel…

GJERMANI – Gjërat u zgjidhën shpejt e shpejt. Skuadra e Wolfsburgut e gjeti pasuesin e Mark Van Bommel, ish-mesfushorit holandez, i cili u shkarkua pak ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta.

Drejtuesit e “Ujqërve” kanë zgjedhur për t’i drejtuar 39-vjeçarin Florian Kohfeltd, i cili nga viti 2017 deri në fund të sezonit të kaluar, drejtoi skuadrën e Werder Bremen, me të cilët gjatë kësaj periudhe mori vetëm 50 fitore në 143 ndeshje dhe në edicionin e shkuar, nuk arriti të evitonte rënien e “bardhëjeshilëve” në Bundesligën e 2-të gjermane.

Kohfeltd ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023 me Wolfsburgun, duke marrë postin e holandezit Mark Van Bommel, që edhe pse e nisi në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon, u shkarkua nga detyra pas humbjes ndaj Freiburg, duke u bërë trajneri i parë që largohet nga pankina në këtë sezon të Bundesligas.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 39-vjeçarin florian kohfeltd bundesligën e 2-të gjermane. drejtuesit e “ujqërve” holandezit mark van bommel ish-mesfushorit holandez ndeshjet e bundestliges në javën e 10-të të bundesligës në këtë sezon të bundesligas pasuesin e mark van bommel skuadra e wolfsburgut 39-vjeçarin florian kohfeltd bundesligën e 2-të gjermane. drejtuesit e “ujqërve” holandezit mark van bommel ish-mesfushorit holandez ndeshjet e bundestliges në javën e 10-të të bundesligës në këtë sezon të bundesligas pasuesin e mark van bommel skuadra e wolfsburgut

Sondazh

Poll