Sport

Sulmuan Koeman, holandezi “sparkatë” tifozëve të Barçës: Duhet të edukohen!

26 Tetor 2021, 18:30 Nga DOSJA
Sulmuan Koeman, holandezi “sparkatë” tifozëve të

SPANJË- Pas humbjes ndaj Real Madrid, këtë mesjavë Barcelona do të luajë ndaj Rayo Vallecanos. Trajneri Ronald Koeman është rikthyer të flasë për sulmin që i bënë tifozët pas ndeshjes , ku disa tifozë rrethuan makinën e trajnerit holandez nga ku nisën edhe ofendimet. Një episod që holandezi e ka cilësuar si mungesë edukate.
“Frikë? Gruaja ime ishte pranë meje, por ne nuk kishim frikë. Mendova të dilja nga makina, por ajo më këshilloi të kundërtën.

Ka shumë njerëz me telefonat e tyre që mezi presin t’ju filmojnë ndërsa ju përballeni me ta. E kuptoj që tifozët nuk janë të kënaqur.” Ronald Koeman, në prag të ndeshjes kundër Rayo Vallecanos, iu rikthye asaj që ndodhi pas El Clasico-s, kur në dalje të Camp Nou u bë viktimë e një prite të disa tifozëve.

“Nuk mendoj se ka zgjidhje. Është një problem social”, ka komentuar holandezi. “Këta janë njerëz që kanë probleme me arsimin sepse nuk dinë se çfarë janë rregullat dhe vlerat. Nuk më ka ndodhur vetëm mua, ndoshta e kanë ekzagjeruar me mua sepse më identifikojnë si fajtor, por këto janë gjëra që nuk duhen përsëritur. Ata sulmuan edhe Puyolin në të kaluarën, kjo ndodh në të gjithë botën.

Nuk më pëlqen që të ndodhin këto gjëra, por njerëzit janë të vetëdijshëm se ne po përmirësohemi, ka diçka për të cilën të jemi të lumtur. Por unë jam mjaft i rritur për të ditur se si funksionon dhe dua të shijoj atë që më ka mbetur, qofshin tetë vjet, një vit, gjashtë muaj apo disa javë”, përfundoi trajneri holandez, aventura e të cilit te Barcelona duket se ka arritur tashmë në pikën e fundit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona koeman barcelona koeman

Sondazh

Poll